Vizitë në Dhomat e Specializuara të Kosovës nga Fondacioni Geoffrey Nice/Universiteti i Amsterdamit - 26 shkurt 2018
Më 26 shkurt, në kuadër të programit për informim dhe ndërgjegjësim dhe të programit për vizitorët, Dhomat e Specializuara të Kosovës pritën një grup të përbërë nga 35 juristë, studentë dhe profesorë universitarë nga vende të ndryshme, kryesisht nga Kosova, Serbia, Kroacia, Mbretëria e Bashkuar dhe Holanda. Vizita ishte nismë e Fondacionit Xhefri Najs (Geoffrey Nice) dhe e Universitetit të Amsterdamit.