Përfaqësimi përmes mbrojtësit
Për përfaqësimin e viktimave, një avokat duhet të përmbushë kriteret e parashtruara në Rregulloren e Procedurës dhe të Provave dhe në Direktivën për Mbrojtësit.
Viktimat marrin pjesë si një grup i vetëm, përveç nëse një panel gjykatësish vendos krijimin e më shumë se një grupi. Në procedurat gjyqësore, një grup viktimash përfaqësohet nga mbrojtësi i caktuar nga Administratori, pasi janë marrë parasysh mendimet dhe interesat e tyre. Faqet e dedikuara Mbrojtësve ndodhen këtu.
Lista e Mbrojtësve
Për t’u pranuar në Listën e Mbrojtësve që mbahet nga Zyra e Pjesëmarrjes së Viktimave, një avokat duhet të përmbushë kriteret e parashtruara në Direktivën për Mbrojtësit e cila hyri në fuqi më 6 nëntor 2017. Procesi për pranim në Listën e Mbrojtësve parashtrohet në Pjesën 6 dhe Pjesën 7 të Direktivës.
Avokati që bën kërkesë për pranim në Listën e Mbrojtësve mund të bëjë të ditur nëse është i gatshëm që brenda një kohe të shkurtër të caktohet si mbrojtës kujdestar. Zyra e Pjesëmarrjes së Viktimave mban një listë të mbrojtësve kujdestarë të vet, për këtë qëllim.
Formulari i kërkesës për pranim në Listën e Mbrojtësve gjendet KËTU.
Udhëzuesi në lidhje me plotësimin e formularit për pranim në Listën e Mbrojtësve gjendet KËTU.
Të gjitha pyetjet lidhur me procedurën e paraqitjes së kërkesës për pranim në Listën e Mbrojtësve dhe pjesëmarrjen e viktimave mund t’i dërgohen Zyrës për Pjesëmarrjen e Viktimave në: [email protected].
Fletinformacionin mbi pjesëmarrjen e viktimave dhe kërkesën për pranim në Listën e Mbrojtësve e gjeni KËTU.
Listat e përditësuara të Mbrojtësve mund t'i gjeni KËTU.