Një person fizik që beson se ka pësuar dëm fizik, material ose mendor si pasojë e drejtpërdrejtë e një vepre penale të pretenduar në një aktakuzë të konfirmuar nga gjykatësi i procedurës paraprake, mund t’u paraqesë Dhomave të Specializuara kërkesë për t’u pranuar si viktimë pjesëmarrëse.
Më 24 shtator 2020, aktakuza në çështjen Mustafa u bë publike. Aktakuzën për këtë çështje gjyqësore mund ta gjeni këtu.
Më 5 nëntor 2020, aktakuza kundër Thaçit dhe të tjerëve u bë publike. Aktakuza fundit është e disponueshme këtu.
Më 15 prill 2021, aktakuza kundër Pjetёr Shalës u bë publike dhe aktakuzën e fundit për këtë çështje gjyqësore mund ta gjeni në këtë faqe.
PROCESI I PARAQITJES SË KËRKESËS:
Në qoftë se dëshironi të paraqisni kërkesë për pjesëmarrje në procedura, ju lutemi plotësojeni FORMULARIN E KËRKESËS dhe dërgojani Zyrës së Pjesëmarrjes së Viktimave.
Formularin e kërkesës mund t’a gjeni KËTU ndërsa udhëzimet në lidhje me procesin e paraqitjes së kërkesës mund t’i gjeni KËTU.
Formularin e plotësuar të kërkesës, së bashku me kopje të një dokumenti identifikimi dhe dokumentacionin mbështetës, mund t’i dërgoni:
1. me email, në adresën elektronike: [email protected].
2. me postë të rregullt, në adresën: P.O. Box 47, 2501 CA The Hague
3. Nëse dëshironi ta dorëzoni kërkesën në mënyrë të mbrojtur dhe konfidenciale, përdorni Formularin e Mbrojtur për Kontaktim i cili gjendet KËTU.
Duhet të shënoni të dhënat tuaja bazë të kontaktit në formularin e mbrojtur që gjendet në lidhjen e mëposhtme dhe aty zgjidhni: Dërgo informacionin. Pas marrjes së të dhënave bazë të kontaktit, Zyra për Pjesëmarrjen e Viktimave do t’ju kontaktojë me email dhe do t’ju japë udhëzime të mëtejshme.
Kjo procedurë e dorëzimit të formularit të kërkesës është krijuar për të garantuar konfidencialitetin e informacionit që i paraqisni Zyrës së Pjesëmarrjes së Viktimave, si edhe ka për qëllim të mbrojë sigurinë dhe konfidencialitetin e të gjitha shkëmbimeve të informacionit dhe/ose të dokumenteve ndërmjet jush dhe Zyrës së Pjesëmarrjes së Viktimave.
Afati për dorëzimin e formularit të kërkesës është i kufizuar. Kërkesat duhet t’i dorëzohen Zyrës së Pjesëmarrjes së Viktimave në kohë të mjaftueshme para nisjes së gjykimit.
Parashtruesit e kërkesave mund ta kontaktojnë Zyrën e Pjesëmarrjes së Viktimave drejtpërsëdrejti në numrat e telefonit:
+31 6 39834108 ose +383 49 784290, ose në Viber/Whatsapp/Signal.
Të gjitha kërkesat e viktimave dhe komunikimet me viktimat pjesëmarrëse të mundshme dhe ndihmësit e tyre, Zyra e Pjesëmarrjes së Viktimave do t’i trajtojë si konfidenciale.